Press enter to see results or esc to cancel.

Loading...

300tube ChannelOneAl   22 March, 2018
 2,976

Download youtube Skandali/ Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër i dënuar me 8 vite burg mp3,mp4,webm,3gp

Rikthehet ne televizionin Channel One rubrika “Dosja Investigative” e gazetarit Elio Laze. Ditën e sotme dosja investigative solli një rast skandali nga qyteti i Shkodrës.

Behet fjalë për drejtorin e ndërmarrjes se Ujësjellës Kanalizimeve ne kete qytet z. Mark Molla i cili është i dënuar me vendim te formës se prerë me 8 vite burg për vjedhje, shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Interesimit te grupit te xhirimit z. Molla nuk iu pergjigj me justifikimin qe jam duke u marre me situaten e permbytjeve ne Shkoder dhe se me cdo gje tjeter jam ne rregull.

Por ndjekja e kesaj teme vijoi duke kontaktuar kryetaren e bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi. As nga kryetarja nuk arritëm të merrnim një përgjigje të qartë. Perse shtetasi Mark Molla ndaj te cilit ka patur një vendim të formës se prere për tu dënuar me burg vijon të jetë drejtor.

Por historia nuk mbaron me kaq. Nga nje audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ne vitin 2016 të kryer në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër rezulton qe Mark Molla gjatë kryerjes se detyrës ka konsumuar 8 shkelje administrative nga te cilat 4 kane te bejne me tendera dhe prokurime. KLSH ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm te z. Molla por ky raport nuk është marrë në konsideratë nga ana e kryetares se Bashkise Shkoder.

"Dosja Investigative" do vijoje hetimin e plotë të rastit të Mark Mollës dhe të arsyeve se perse ky person vijon të mbajë një post kaq të rëndësishëm.

Tags :

Channel one
Loading...